Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një intervistë për VOX Kosova ka thënë se nuk i frikësohet koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jo, nuk frikësohem nga koalicionet e tilla, sepse unë kam koalicion me qytetarët e Vushtrrisë, pa dallim partie. Pra, them me qytetarët e Vushtrrisë, pa dallim partie, dhe e respektoj çdo vendim, çdo verdikt të sovranit dhe të qytetarit”, tha Idrizi.