Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit do të garojë me koalicion. Emri i koalicionit është “Lëvizja Vetëvendosje”, dhe përbëhet nga katër parti, VV, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Lajmin për VOX Kosova e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili tha se ky përditësim është i orës 20:30.
Elezi bëri të ditur se deri më tani, 17 subjekte politike kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Afati për aplikim të partive politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje ka nisur më 24 nëntor dhe përfundon sot në orën 23:59.
Këto janë partitë politike që kanë aplikuar deri më tani në KQZ:
Koalicionet:
1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
6. Kosovaki Nevi Romani Partia;
7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
13. SRPSKA LISTA;
14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
15. FJALA;
16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).









