Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është bërë sërish temë, jo për të mirë. Gjatë një vizite në Vlorë për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ajo në një deklaratë para mediave iu referua gabimisht shtetit shqiptar.
“Kemi ardhur sot nga anë të ndryshme të Kosovës, por edhe si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, në vendin ku u shpall Pavarësia e qytetit shqiptar”, tha Gërvalla para mediave.
Kryediplomatja është e njohur për huqjet e saja të vazhdueshme. Problematikë përgjatë mandatit në MPJD vazhdimisht kanë qenë flamujt e shteteve të cilëve në raste të shpeshta i gabonte, mirëpo edhe deklarata që nuk përkonin me realitetin politik.
Gërvalla, nga Albin Kurti si dhe nga Glauk Konjufca është propozuar për ministre të Drejtësisë.








