Deri në fund të këtij viti, kompania “Noa Energy Trade” pritet të ketë 357 milionë euro qarkullim.
Kësisoj, ajo do të tejkalojë edhe fitimet e KEK-ut dhe KEDS-it dhe do të renditet si kompania e dytë më e madhe në Kosovë.
Veç me dy punëtorë, pa zyre, me adresë të falsifikuar kjo kompani po fiton qindra miliona euro në vit duke i shitur Kosovës rrymë deri në 225% më shtrenjtë.
Në adresën e tyre të deklaruar në ARBK, në zyret fantome nuk gjendet askush. Madje punëtorë s’ka as në lokacionin e “Noa Holding”, kompania ombrellë e kësaj për tregtimin e rrymës.
Si po funksionon kështu kjo kompani? Pse askush nga pushteti nuk e thotë asnjë fjalë?
Një skandal i paparë në Kosovën e pasluftës për të cilin as prokuroria nuk po ndërmerr veprime.