Ministria e jashtme e Kinës ka konfirmuar këtë të hënë se Felipe VI, mbreti i Spanjës, do të vizitojë Kinën nga 10 nëntori deri më 13 nëntor, në vizitën e parë të një monarku spanjoll në 18 vite, ndërsa Madridi po përpiqet të kapë investime kineze dhe të avancojë lidhjet tregtare.
Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Spanjën dhe të përfitojë nga vizita e mbretit spanjoll që të zgjerojnë bashkëpunimin e të përmirësojnë partneritetin strategjik mes vendeve, ka thënë Mao Ning, zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze.
Kryeministri spanjoll, Pedri Sanchez, ka vizituar Kinën tri herë e së fundi në pranverë të këtij viti.









