Motra e pushtetshme e liderit të Koresë së Veriut ka bërë thirrje ndaj Shteteve te Bashkuara që të pranojnë statusin e “pakthyeshëm” të Koresë së Veriut si shtet nuklear, duke thënë se dialogu nuk do të qojë asnjëherë në denuklearizim.

Në një deklaratë të lëshuar nga media shtetërore e Koresë të martën, Kim Yo Jong ka thënë se pranimi i ndryshimeve në kapacitetet e Pyongyangut dhe në situatën gjeopolitike duhet të jetë parakusht për çdo gjë në të ardhmën.

“Çdo tentativë për të mohuar pozicionin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë si një shtet nuklear, që është ndërtuar paralelisht me ekzitencën e një penguesi të madh nuklear dhe e rregulluar nga ligji suprem duke reflektuar vullnetin unanim të popullit Korean, do të refuzohet plotësisht,” ka thënë Kim.

“Korea e Veriut është e hapur për çdo opsion në mbrojtjen e pozicionit actual shtetëror”.

Kim ka thënë se përkundër faktit që vëllau i saj me Trump kanë pasur një raport jo të keq, çdo tentim për përodrimin e marrëdhenieve personale për të avancuar denuklearizmin do të nënkuptonte tallje.