Presidenti rus ka lavdëruar mbështetjen e Pyongyang gjatë takimit të dy liderëve në Beijing të mërkurën.
Presidenti Vladimir Putin ka falënderuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për furnizimin me trupa në luftë kundër Ukrainës.
Komenti erdhi gjatë një takimi mes dy aleatëve të mërkurën në shtëpinë shtetërore të mysafirëve, Diaoyutai, në Beijing.
Putin madje e ftoi liderin e Koresë së Veriut për vizitë zyrtare në Moskë pas diskutimit dy orë e gjysmë.









