Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka vdekur pas sulmeve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit. Lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Donald Trump, presidenti i SHBA-ve.

“Ali Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për njerëz nga shumë vende të botës, që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e banditëve gjakatarë. Ai nuk arriti t’i shmangej inteligjencës sonë dhe sistemeve tona shumë të sofistikuara të gjurmimit dhe, duke bashkëpunuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që janë vrarë bashkë me të, mund të bënin”, ka shkruar Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer sulme ushtarake ndaj Iranit të shtunën, duke vënë në shënjestër udhëheqësit e tij të lartë.

Khamenei, 86 vjeç, u bë autoriteti më i lartë i Iranit në vitin 1989, pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.