Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë Kurti për veprimet ndaj një restoranti në Gjakovë, duke pretenduar se biznesit i është shkaktuar dëm i madh.

“Çka janë këta, sa të poshtër janë. Kanë shku me mbyll një restorant në Dukagjin. Ia kanë sakatu biznesin njeriut, 80 për qind i ka ra biznesi. E çel është restoranti”, ka thënë Gjini në emisionin “Context” në ATV.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë restorantin, duke thënë se dëshiron që rasti të bëhet i njohur në gjithë Kosovën.

“Po i lus krejt qytetarët, shkoni pini kafe, është restorant i jashtëzakonshëm. Se është i imi, lidhje s’kam me të, veç po du me ia kallxu krejt Kosovës”, u shpreh ai.

Gjini pretendoi se biznesi tash po punon me humbje, duke e përmbyllur reagimin me fjalët: “E kanë myt biznesin”.

Para një muaji, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, kishte njoftuar se Inspektorati i Mjedisit kishte vendosur shiritat e mbylljes në këtë restorant dhe hotel, me arsyetimin se veprimtaria e tij ishte e kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.