Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, për shkak të mungesës së saj në mbledhjen e Qeverisë ku u themelua grupi për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Musliu ka theksuar se Gërvalla mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar këto mungesa si goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas deputetes së PDK-së, një çështje kaq e ndjeshme kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore.
“Një ministre që zgjedh të mungojë në momente kaq vendimtare nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë përgjegjësi”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka kërkuar që shkarkimi i Gërvallës të jetë i padiskutueshëm dhe i menjëhershëm, duke e akuzuar ministren se ka zgjedhur të jetë “në anën e kundërt të historisë”.









