Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se ka përgatitur një kërkesë që do të ia drejtojë Presidentes së Kosovës, Justina Pula Shiroka, që të mos dekretohet Bashkim Nurboja si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Për shkak të urgjencës së çështjes, kam përgatitur kërkesën për Presidenten e Republikës së Kosovës që të mos dekretohet z. Bashkim Nurboja si anëtar i Bordit të BQK-së”, shkroi Hoti në Facebook.

Kërkesa, ai theksoi se është e bazuar në argumentet kushtetuese dhe ligjore të paraqitura, “synon mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës”.

Ai ka ftuar deputetët që ta nënshkruajnë kërkesën nesër deri në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes.

Hoti theksoi se kjo nuk është çështje partie. “Është çështje e pavarësisë së BQK-së dhe respektimit të Kushtetutës”.