Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Instagram, Veseli e ka cilësuar vendimin si “instrumentalizim të drejtësisë”, duke pretenduar se ai synon diskreditimin e figurave historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli.

Ai ka kërkuar gjithashtu reagimin e institucioneve të Kosovës, duke bërë thirrje që ato të nxisin institucionet ndërkombëtare të merren me zhvillimet në Hagë.

“Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, ka deklaruar ai.