Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, ka kërkuar nga ky i fundit dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën.
“Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si aktor kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën”, thuhet në njoftim për media të Qeverisë.
Sipas njoftimit, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.









