KËRCËNIMI Trump thotë se vendet që nuk pajtohen për kontrollin amerikan në Grenlandë mund të ndëshkohen me tarifa

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se mund të vendosë tarifa ndaj vendeve që kundërshtojnë kontrollin e Washingtonit mbi Grenlandën, duke vazhduar të jetë i palëkundur në qëndrimin e tij për të marrë nën kontroll ishullin Arktik

KËRCËNIMI Trump thotë se vendet që nuk pajtohen për kontrollin amerikan në Grenlandë mund të ndëshkohen me tarifa

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se mund të vendosë tarifa ndaj vendeve që kundërshtojnë kontrollin e Washingtonit mbi Grenlandën, duke vazhduar të jetë i palëkundur në qëndrimin e tij për të marrë nën kontroll ishullin Arktik, shkruan Euronews.

Donald Trump deklaroi të premten se mund të ndëshkojë me tarifa vendet që nuk mbështesin kontrollin amerikan mbi Grenlandën, në një kohë kur një delegacion, i përbërë nga dy partitë e mëdha amerikane, i Kongresit vizitoi kryeqytetin danez, Kopenhagën, për të treguar unitet dhe për të zbutur tensionet.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, mbi shëndetësinë rurale, Trump kujtoi se si kishte kërcënuar aleatët evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike, duke shtuar se mund ta përdorë sërish këtë strategji për të arritur objektivin e tij në Grenlandë.

“Unë mund ta bëj këtë edhe për Grenlandën,” tha Trump. “Mund të vendos tarifa ndaj vendeve nëse nuk pajtohen për Grenlandën, sepse ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare. Pra, mund ta bëj këtë,” u shpreh ai.

Prej muajsh, presidenti amerikan ka këmbëngulur se Washingtoni duhet të kontrollojë Grenlandën, territorin autonom i aleates së NATO-s, Danimarkës. Më herët gjatë kësaj jave, Trump deklaroi se çdo skenar tjetër përveç atij me ishullin Arktik nën kontrollin e SHBA-së është “i papranueshëm”.

Komentet vijnë pas bisedimeve të dështuara më herët gjatë javës në Uashington mes zyrtarëve danezë, grenlandezë dhe amerikanë, të cilat synonin të gjenin mënyra për të adresuar shqetësimet e SHBA-së pa iu drejtuar kërcënimeve apo aneksimit.

Në këto bisedime morën pjesë ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës, të cilët u takuan me nënpresidentin amerikan JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin