Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu kishte thënë disa donatorëve në një takim privat se e pati paralajmëruar homologun e tij rus Vladimir Putin se do ta sulmonte kryeqytetin rus, Moskën nëse ky i fundit do të futej në Ukrainë.

“Putinit i thashë se nëse shkoni në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën. Po ju them se nuk kam zgjidhje tjetër”,  i pati thënë Trump, Putinit gjatë një mbledhjeje fondesh në vitin 2024, raporton mediumi prestigjioz amerikan CNN.

Trump i kishte përcjellë një paralajmërim të ngjashëm edhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping lidhur me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë atij se SHBA-të do të bombardonin Pekinin si kundërpërgjigje.

“Ai mendonte se isha i çmendur”, tha Trump duke aluduar në presidentin kinez. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022, kur Rusia filloi pushtimin e plotë ushtarak të territorit ukrainas.

Ky ishte një përshkallëzim i madh i konfliktit që kishte filluar më herët, në vitin 2014, me aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe luftimet në rajonin e Donbasit, ku separatistët prorusë u përkrahën nga Moska.