Kërcënimi i Trendafilovës Flamurin e Kosovës e quan provokim

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se flamuri i Kosovës në sallën e Gjykatës Speciale përbën provokim.

Simbolet e shtetësisë dhe flamurin e Kosovës i ka cilësuar gjithmonë si provokim Serbia. Por,  shfaqja e tyre dhe kërkesa për t’i prezantuar ato – po përbën provokim edhe për një person që nuk është zyrtar serb. Presidenten e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kështu ka thënë ajo vetë, në një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, i mbajtur më 7 dhjetor të vitit 2020.

Në këtë takim, ajo pyetet për një seancë – ku avokati i Hashim Thaçit e shpreh habinë që në sallën e gjyqit s’ka as flamur, e as simbole të Kosovës.

“Unë e them Gjykatë e Kosovës, por nuk ka këtu asgjë të Kosovës, nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Nuk e di pse jo”.

Për këtë sekuencë, Trendafilovës i kërkohet një përgjigje nga ambasadori gjerman, e cila tregohet në këtë dokument që prezanton një përmbledhje të takimit.

“Pse flamuri dhe simbolet e Kosovës nuk shfaqen në Gjykatë, siç ka pyetur avokati i Thaçit?”.

Përgjigja pason krejtësisht skandaloze nga Trendafilova. Ajo deklaron se kjo pyetje më as nuk duhet të shtrohet, sepse përbën provokim.

Provokim?

“Avokati i Thaçit e testoi dhe e provokoi gjyqtarin, me qëllim krijimin e një debati politik në Kosovë që delegjitimon Dhomat e Specializuara”, thotë Trëndafilova.

Sikur të mos mjaftonte kjo përgjigje, në vazhdim të përgjigjes e rrit tonin e kërcënimit Trendafilova.

Ja çfarë thotë:

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ishte i sjellshëm dhe i respektueshëm kundrejt tij (avokatit),  diçka që nuk do të ndodhë më në raste të tjera nëse ngritët (si çështje) prapë”.

Simbolet e Kosovës nuk janë quajtur provokim as në Spanjë e në Greqi – shtete që s’e njohin hiç Kosovën, ama qenkan provokim për Presidenten e një institucioni të Kosovës.

Çfarë kuptimi ka kjo? Çfarë drejtësie mund të jetë kjo kur gjykatat fshehin flamurin, i frikësohen simbolit identifikues të popullit, e vetë popullin e përmend vetëm kur i duhet të arsyetojë dënimet drakonike të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin