Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer kërkesën që SHBA-ja të marrë kontrollin mbi Grenlandën, duke paralajmëruar njëkohësisht se mund të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Evropa.

Duke folur të martën pas mbërritjes në Ankara të Turqisë për samitin e NATO-s, Trump deklaroi se territori i Grenlandës “duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara”, duke e arsyetuar këtë me interesat e sigurisë kombëtare.

Kërkesa e tij për Grenlandën kishte shkaktuar tensione brenda NATO-s që në janar, pasi ishulli është territor autonom i Danimarkës, një prej 32 vendeve anëtare të aleancës.

Trump paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja mund të rishqyrtojë praninë e saj ushtarake në kontinent.

“Mund t’i largojmë të gjithë ushtarët tanë nga Evropa. Sepse, siç ndoshta e keni vënë re, Evropa është një vend shumë i ndryshëm nga ç’ishte 20 vjet më parë”. u shpreh ai.

Deklaratat e presidentit amerikan pritet të nxisin reagime të reja nga aleatët evropianë, të cilët edhe më herët kanë kundërshtuar idenë e kalimit të Grenlandës nën kontrollin e SHBA-së.