Shefi i Bashkimit Evropian, Maroš Šefčovič, do të udhëtojë për në Uashington D.C. të Mërkurën mbrëma për bisedime me palën amerikane, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Olof Gill për mediumin e mirënjohur POLITICO.
Ky vendim në minutë të fundit për të shkuar personalisht në Amerikë vie pasi Šefčovič foli me Sekretarin amerikan për Tregti Hoëard Lutnick të hënën dhe më pas me Përfaqësuesin për Tregti Jamieson GREER të martën.
Ai do t’i takojë Lutnick dhe Greer ndaraz, njoftoi Gill.
BE-ja mbeti në habi me kërcnimin e Trump për tarifa 30% në produktet e BE-së. Ata ishin optimist se një marrëveshje ishte afër dhe kanë mbetur në një pozicion labil për a dhe nëse po si duhet të përgjigjen.
Një ekip teknike nga BE-ja tanimë gjendet në Uashnigton.