Dhoma e ulët e Parlamentit të Kazakistanit ka kaluar një ligj që ndalon “propagandën LGBT” online ose në media, duke parashikuar dënime për shkelësit dhe burg deri në 10 ditë për shkelje të përsëritura.
Ky ligj i ngjan ligjeve të miratuara në shtet si Rusia, Gjeorgjia dhe Hungaria. Tashmë do të dërgohet në senatin e Kazakut, ku pritet të kalojë.
Presidenti i dhomës së lartë, Kassym-Jomart Tokayev, nënshkrimi i të cilit është esencial që projektligji të bëhet ligj, në muajt e fundit ka ngritur nevojën e ruajtjes së “vlerave tradicionale”.
Ligjvënësit në parlament, që është në kontroll të partive besnike ndaj Tokayev, votuan unanimisht në favor të këtij ndalimi.









