Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar dy partitë opozitare të vendit, Partinë Demokratike dhe Lidhjen Demokratike që të propozojnë tre emra për President nga të cilët njëri do të zgjidhet i pari i shtetit.
“Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të”, thuhet në një komunikatë të partisë së parë të vendit.
Sipas komunikatës së VV-së me të propozuar këta tre emra që sipas tyre duhet “të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, dy kandidaturat aktuale të tyre do të tërhiqen nga gara.
Ky vendim theksohet të jetë marrë në mbledhjen e Kryesisë së VV-së për siç thuhet shmangien e “një procesi tjetër zgjedhor që nuk zgjidh gjë, dhe për të ruajtur stabilitetin institucional”.









