Deputetët e Vetëvendosjes, u urdhëruan të votojnë sipas direktivave partiake për anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. “Nacionale” ka publikuar disa biseda në Whatsapp të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, në të cilat shihen urdhrat për emrat e preferuar të cilët përcillen nga Shefja e GP të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
“Ejani se po votojmë. Votojmë për. Janë vetëm 3 pyetje dhe pastaj vazhdojmë me ligjet sipas skenarit. Duhet të jemi të gjithë për votim”, thuhet në mesazhin që Nagavci ua shkruan deputetëve.
Për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, deputetët urdhërohen të votojnë Bashkim Hysenin dhe Ivana Milenkoviq nga komuniteti serb. E për anëtarë të Bordit të RTK-së, deputetët urdhërohen të votojnë për Valmire Thaçin, Flokart Aliun, Gëzim Brahajn, Xheraldina Cernobregun, Ilirjan Himaj.
Pas votimit, u zgjodhën të gjithë anëtarët për të cilët pati paracaktim brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendojses.
Bisedat:











