Në protestat më të mëdha kundër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Televizioni publik atje u shndërrua në një ndër objektivat kryesore të studentëve protestues.

Përpos ankesës se nuk ia raportonin protestën, ata revoltën e shprehën edhe për mënyrën sesi pushteti kishte kapur transmetuesin publik, edhe ndërmjet ndryshimeve ligjore.

Pak a shumë, kështu, dalëngadalë, pushteti në Kosovë po i vendos kthetrat në transmetuesin tonë publik.

VOX Kosova ka kuptuar një skemë se si RTK po e kurdis konkursin për emra të caktuar për ta marrë pozitën e drejtorit dhe tri të tjerave.

Në konkursin për 4 pozita në menaxhmentin e lartë, 1 pozitë të drejtorit të Televizionit, 1 pozitë të drejtorit të Radios dhe 2 pozita të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, ata kanë zhdukur krejtësisht kriterin që ndaj kandidatit nuk janë duke u zhvilluar hetime penale në kohën e aplikimit.

Kriteret e konkursit të ri

Kjo krejt kundër rregullores së vetë RTK-së, e cila, te zgjedhja e menaxhmentit, e kërkon kriterin e ofrimit të dëshmisë që në kohën e aplikimit nuk ka hetime penale ndaj aplikantit.

Rregullorja e RTK-së

Por, a thua për kë po bëhen këto shkelje të procedurave të konkursit?

VOX Kosova ka kuptuar se ndaj kandidatëve të preferuar të Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla dhe Blerim Haxhiaj, janë duke u zhvilluar hetime, si rezultat i disa kallëzimeve penale të ngritura ndaj tyre nga vetë punonjës të RTK-së.

Ju duket gjë rastësi?

Krejt kjo po ndodh në sytë e drejtoreshës së re të RTK-së, që ka qenë edhe shefe e Zyrës Ligjore, Zana Spahiu, gruaja e ish-kandidatit të Albin Kurtit për Ministër të Kulturës.

Krahas kontratës për këtë pozitë, kjo drejtoreshë duket se ka marrë edhe barrën të shkelë ligjin në favor të Albin Kurtit me shokë.