Pa përgjigje Murati refuzon të flasë për emërimin e anëtarit të VV-së në krye të ATK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka refuzuar të përgjigjet për emërimin e ish-kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mentor Hysenit, në pozitën e Drejtorit të ATK-së.

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur nga VOX Kosova lidhur me emërimin e ish-kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mentor Hysenit, në pozitën e Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

“Po besoj se mund t’i dërgoni pyetjet dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjemi, por këtu besoj se tema është tjetër. Jemi në Kuvend dhe fjala është për seancën konstituive”, tha Murati në një konferencë për gazetarë në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Më 13 gusht, Mentor Hyseni u emërua Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Ai ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje në gusht të vitit 2019. Prezantimin e tij e kishte bërë kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së.

LAJME

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

FAKT YOU

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani