Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mentor Hyseni, është emëruar Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të mërkurën.
“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë”, thuhet në njoftim.
Hyseni ishte anëtarësuar në VV në gusht të vitit 2019. Prezantimin e tij e kishte bërë k, njëherit kryetar i VV-së.










