John Duncan, ish-diplomati britanik, ka folur në lidhje me kanunin, një kod zakonor i shqiptarëve ndër vite – një përmbledhje e rregullave të pashkruara që rregullonin jetën shoqërore, posaçërisht atë juridike, veçanërisht në Veri të Shqipërisë.
“Ajo çfarë po përpiqem të them është se nderi, besa janë tipare shumë të rëndësishme për Shqipërinë e Veriut, por edhe për kosovarët”, tha Dunçan në dëshminë e tij si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pasi që u pyet se si e kuptonte UÇK-ja kanunin.
Ai theksoi se kur një shoqëri është në probleme, “këto forma të vjetra rregullimi vijnë në shprehje”.









