Një rast i kanosjes ka ndodhur në Ministrinë e Ekonomisë ku një zyrtar dyshohet se ka kanosur eprorin e tij, për çka është shoqëruar në stacionin policor.
“Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë për VOX Kosova Enis Pllana, Zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Njësitet relevante, Pllana theksoi se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se zyrtari i Ministrisë e ka ndjekur me armë eprorin e tij.









