Kandidimi i Donika Gërvallës nga Albin Kurti për Kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk është vetëm përzgjedhje e qëllimshme e rastit, që opozita të ketë arsye të mos e votojë e kështu të vazhdohet bllokimi.
Donika Gërvalla, si ofertë për Kosovën, është qëndrim i mirëmenduar e me mesazh të qartë.
Është mirë nganjëherë ta grithim memorien pak.
Kush është Donika Gërvalla dhe pse Albin Kurti e do aq fort?
Donika Gërvalla është një nga makineritë më funksionale të propagandës anti-UÇK.
Me agresivitet brutal, Gërvalla krenohet edhe në këtë biografi, ku thotë se varrimi i babës së saj “ishte ngjarja e parë madhore e pakontrolluar nga ekstremistët e kohës së luftës pas vitit 1999”.
E kishte fjalën për ushtarët e UÇK-së që ishin kthyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Kjo krijesë e ftohtë antikombëtare bëhet akoma më mizore në një artikull të shkruar në gjermanisht.
Ja çfarë shkruan.
“Ajo që ekstremistët po përpiqen tani në kufijtë e Kosovës, në jug të Serbisë dhe në Maqedoni, është kthimi te strategjia e vjetër: të provokojnë me dhunë për të tërhequr vëmendje dhe për të fituar njohje.
Shpresoj që Evropa të mos bie në këtë kurth. Shpresoj që Evropa ta kuptojë potencialin e kosovarëve për t’u përballur me këtë strategji. Shpresoj që Evropa të mos e braktisë për herë të dytë shumicën dërrmuese të kosovarëve civilë dhe të qytetëruar, përballë këtyre barbarëve”.
Pra, po flet për UÇK-në, për UÇK-në e Maqedonisë dhe për UÇPMB-në në Luginë.
Gërvalla ka edhe raste të tjera, akoma më të rënda, kur riprodhon gjuhën e prokurorëve serbë për ndarjen e zonave të ndikimit në Kosovë.
I gjithë ky kontribut i kësaj grabitqare të pangopshme me propagandë antishqiptare nuk gjeti shpërblim në Lidhjen Demokratike.
Madje, e larguan zvarrë.
Por kjo vaditje me helm kundrejt UÇK-së, që Gërvalla e bënte si argate e pushtuar, nuk u la pa u vërejtur nga një person, i cili e ftoi në frontin e propagandës: Albin Kurti.
Ja një historik fare i shkurtër këtu.
Donika Gërvalla shkruan se Rexhep Selimi është figurë e botës së krimit.
Më 5 nëntor të të njëjtit vit, Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj Rexhep Selimit dhe e paraburgosi.
Çfarë ndodhi me Gërvallën?
Më 14 janar 2021, Albin Kurti lidhi koalicion me të dhe me Vjosa Osmanin.
Pra, vetëm dy muaj pas paraburgosjes së Rexhep Selimit dhe 11 muaj pas komenteve të Gërvallës për Selimin.
Tani, çfarë ndodhë?
Siç e dini, më 15 shtator fillon mbrojtja në Hagë procesin dhe Albin Kurti, vetëm 3 javë para se mbrojtja ta thërrasë dëshmitarët në favor të Selimit e të tjerëve, propozon Donika Gërvallën për Kryetare të Kuvendit.
Ky propozim vjen po ashtu pas protestave masive në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë, si sinjal ky i Kurtit për Specialen se mbase një pjesë e popullit mund të jetë kundër jush, por unë jo.
Ja pra ku e keni anti-UÇK-në më të madhe në Kosovë, që po ua propozoj për të udhëhequr institucionin qendror të shtetit.
Nëse ky veprim i Albin Kurtit nuk është qartësisht veprim i tradhtisë kombëtare ndaj vetë shtetit dhe historisë, atëherë na e thoni ju se çfarë qenka?