Ish-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse partitë opozitare do ta propozonin për President, do ta shqyrtonte një gjë të tillë.

“Nëse opozita në Kosovë, në këtë rast Aleanca, PDK, LDK do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës nga opozita”, ka thënë Haradinaj për gazetarët të dielën.

Kosova, thotë ai, është “në sfida të mëdha, vështirësi të mëdha”. “E kisha shqyrtu nëse opozita më propozon në rast të një gare për President në seancë. E kisha shqyrtu a do të kandidoja apo jo”.

Që nga 4 prilli Kosova është me Ushtrues detyre të Presidentes. Në këtë pozitë është Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ashtu siç e parasheh Kushtetuta.

Për shkak të dështimit të deputetëve për ta zgjedhur Presidentin e ri, Kosova mbajti zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 7 qershor.