Kanada i është bashkuar Francës dhe Britanisë në planin për të njohur shtetin e Palestinës ndërsa presioni ndërkombëtar po rritet mbi Izraelin rreth krizës së vazhdueshme të urisë dhe luftës në Gaza.
Kjo lëvizje e Kanadës i lë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të izoluara nga disa prej aleatëve më të afërt mbi çështjen e Izraelit dhe mënyrën me të cilën ky shtet e ka organizuar fushatën e tij ushtarake.
Presidenti amerikan Donald Trump e kundërshtoi fuqishëm vendimin kanadez, duke kërcnuar se do të largohet nga negociatat aktive tregtare me Otavën.
Kryeministri kanadez Mark Carney e dha lajmin të mërkurën dhe tha se Kanada që moti “ka qenë e përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete” që do të nxjerrte një shtet të pavarur palestinez i cili “do të jetonte krahë për krahë me shtetin e Izraelit në paqe dhe siguri”.
“Kanada planifikon të njoh shtetin e Palestinës në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,” tha Carney për media. “Ne planifikojmë të veprojmë kështu sepse Autoriteti Palestinez ka treguar përkushtim të udhëheqë reforma shumë të nevojshme”.