Katër persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës të shtunën, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë kanabisi.
Siç njoftohet, dy nga të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa dy të tjerë janë shtetas të Shqipërisë.
“Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar, pasi në pronën e tyre kanë hasur në një sipërfaqe rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme. Ndërsa dy të dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë, dyshohet se ishin punëtorë”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit janë ndaluar.









