Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar për mundësinë e hapjes së bisedimeve me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro. Lajmi vjen në një kohë të tensioneve gjithnjë e në rritje mes Washingtonit dhe Karakasit, ndërsa SHBA-të po rrisin kampanjën ushtarake në Karaibe.
“Ne mund të kemi ca diskutime me Maduron dhe ne do të shohim si shkojnë ato. Ata do të donin të bisedonin”, u tha Trump gazetarëve para se të hipte në Air Forcë One në aeroportin ndërkombëtar Palm Beach në rrugë për Shtëpi të Bardhë.
Kur iu kërkua të elaboronte më shumë, Trump nuk dha detaje.
“Venezuela do të donte të bisedonte. Çfarë do të thotë? Më trego ti. Unë nuk e di”, tha ai. “Unë flas me të gjithë. Unë po flas me ty, apo jo? Unë flas me të gjithë. Ta shohim se çfarë do të ndodhë”.









