Sekretari i Pentagonit, Pete Hegseth, ka lajmëruar edhe për një sulm të ri në një anije që pretendohet të bartte drogë në lindje të oqeanit Paqësor.
Sulmi i së martës ka lënë dy të vdekur, duke e çuar numrin e të vdekurve nga fushata e administratës së Trump në ujërat e Amerikës Latine në 66 nga total së paku 16 sulme.
Donald Trump i ka justifikuar sulmet duke insistuar se SHBA-ja është në një ‘konflikt të armatosur’ me kartelet e drogës dhe duke pretenduar se anijet janë në operacione të kontrolluara nga organizata të jashtme terroriste. Administrata nuk ka dhënë ndonjë provë ose detaje më shumë.
“Në do të gjejmë dhe shkatërrojmë çdo anije që ka për qëllim trafikimin e drogës në Amerikë për të helmuar qytetarët tonë”, ka thënë Hegseth.









