Kabineti i sigurisë dhe politikës në Izrael ka aprovuar një plan të premtën në mëngjes për të marrë në kontroll qytetin e Gazës, ndërsa vendi po zgjeron operacionet ushtarake edhe përkundër kritikave në rritje brenda dhe jashtë vendit.
“IDF do të përgatitet të marrë në kontroll qytetin e Gazës, duke vazhduar të dhurojë ndihmë humanitare për popullatën civile jashtë zonave të luftës”, ka thënë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Ndërkohë, Netanyahu tha të enjten se Izraeli ka për qëllim të marrë në kontroll të gjithë territorin e Rripit të Gazës, plani i së premtës ka në fokus vetëm qytetin e Gazës specifikisht, qytetin më të madh në enklavë, që gjendet në veri.