“Dukagjini i njeh kush është Ramush e Daut Haradinaj. Qetu koka mbet me fitu vota a? Mosni se ju mbulon turpi”, i ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e së enjtes.

Këto komente, Tahiri i bëri pasi që eksponentë të VV-së tentuan që ta lidhin vrasësin e Arlinda Zekajt me familjen Haradinaj, dhe pas deklaratës skandaloze të deputetes së VV-së, Arjeta Fejza, e cila, pa ofruar asnjë provë, e akuzoi Ramush Haradinajn se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, secili prej nesh e secili prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende nuk ka qenë në dhe. E këtu po ju drejtohem juve kolegë të nderumë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Tahiri.

Ai iu drejtua specifikisht deputetit të VV-së, Taulant Kelmendi.

“Qysh ka mundësi Taulant me dalë me lexu fjalim në foltore e me u sill e pështjell rreth të fortëve të Dukagjinit, për çka? Se paska dalë dikush në foto. Se e paska hëngër dikush një drekë”.

“Bën vaki kemi në familje tona njerëz psikopat. E me u cu me e lidh, me e pshtjellë një njeri, një deputet që familja e tij e njeh mirë se kush është Ramush e Daut Haradinaj, Ali Berisha, se ka punu me ta”, shtoi.

Tahiri i tha Kelmendit se “kjo është e ulët”. “Mendon se e fiton një lajm, mirëpo beso që personalisht ke humb”.

Ai iu drejtua edhe deputetes së VV-së, Arjeta Fejza, e cila e akuzoi Ramush Haradinajn, se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, pa ofruar asnjë fakt, vetëm duke thënë se e ka parë nëpër media.

“I drejtohem Arjeta Fejzës. Besoni nuk mujsha me dëgju… Po a e din bre cka ni në media unë për juve bre. A e dini çka shoh unë në media për Xhelal Sveçlën, me atë vrasësin e tri vrasjeve. E unë me e akuzu Xhelal Sveclën, me e akuzu Albin Kurtin që e kam pa me atë Naim Murselin që s’di a është e vërtetë a rren a. E ato fermat e drogës me i akuzku që janë me ndonjëfarë familjari të lidhur e me ua ngjit”.

Tahiri u kërkoi deputetëve të VV-së që ta ndalojnë këtë qasje, pasi që, siç tha ai, po bëjnë “dëm substancial”.