JO ZOTËRIU Vjell vrer ndaj mediave edhe Prindon Sadriu

Edhe burri i Vjosa Osmanit sulmon mediat.

JO ZOTËRIU Vjell vrer ndaj mediave edhe Prindon Sadriu

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Prindon Sadriu, burri i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raportimet e mediave për shkollimin e vajzave të tij në shkolla private tejet të shtrenjta, si dhe përdorimin e resurseve shtetërore për mbrojtjen e tyre, i ka quajtur “nxitje për dhunë ndaj fëmijëve të vegjël”.

Ai i ka përqeshur gazetarët, duke thënë se të njëjtit nuk janë kritikë, por, sipas tij, janë “cirk i urrejtjes”. Reagimet e gazetarëve: Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi, i ka quajtur “fletërrufe”.

“Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël”, shkroi Sadriu në Facebook.

“Në të kaluarën jo shumë të largët”, ai pretendoi se “ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve”.

“Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik”, shtoi tutje ai.

Ky reagim i tij vjen pas atij të Osmanit, ku i sulmoi brutalisht gazetarët, të cilët, sipas saj, po përndjekin dhe rrezikojnë vajzat e saj, pasi që kameramani i mediumit “Paparaci”, Jetmir Muji, u arrestua në momentin kur po xhironte për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes.

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin