Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nominuar më 1 qershor ambasadorë për Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi, por jo për Kosovë.

Nominimet e dekretuara duhet të konfirmohen nga Senati Amerikan.

Në Kosovë, aktualisht ambasada amerikane udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati. Në këtë pozitë, ajo është që nga dhjetori i vitit 2024, pasi që ambasadori Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij tre vjeçar.

Për Bosnje e Hercegovinë nga Shtëpia e Bardhë është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së, raporton Radio Evropa e Lirë.

Michael Young nga shteti i Uhtas është nominuar për Serbinë, ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.

Më herët, SHBA-të kanë nominuar ambasador edhe për Shqipërinë.

Madje, në fund të majit të këtij viti, i nominuari për ambasador të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, u paraqit para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan.