Lideri i VV-së dhe Kryeministri Albin Kurti, nuk do ta propozojë Vjosa Osmani për një mandat të ri në krye të shtetit.
Ai i ka bërë të ditur LDK-së se VV-ja do të ketë një propozim të ri për president, duke mos përfshirë Osmanin.
Sipas Kurti, emri që pritet të propozohet, me gjasë, është Glauk Konjufca, duke hapur mundësinë për një kandidaturë të re në garën për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.
Pas takimit Abdixhiku- Kurti, grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot në selinë e partisë për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Këtë e ka konfirmuar para mediave deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Ndërsa, Kujtim Shala, deputet i LDK-së, ka thënë se ende nuk janë diskutuar emra të veçantë, përfshirë Vjosa Osmanin, por se do të bisedojnë për zgjidhjen në parim.
“Pas takimit mund të dalim me një deklaratë formale zyrtare”, ka shtuar ai para mediave.









