Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka kërkuar përgjegjësi nga Kuvendi i Kosovës për financimin e ekspozitës së autorit dikur këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilën Rama thotë se “përdhos dinjitetin e qytetarëve”.
“Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë”, ka shkruar i pari i kryeqytetasve në llogarinë e tij në Facebook.
Përcjellë nga një video nga aksioni i i largimit të përmbajtjes së ekspozitës në Sheshin “Nënë Tereza”, Rama ka shkruar edhe “Jo në Prishtinë”.
Dje mbrëma, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, njoftoi se leja për ekspozimin e materialeve të Gashit në Sheshin “Nënë Tereza” është pezulluar për shkak të pasaktësive. Teksa sot, punonjësit e një kompanie publike realizuan largimin e të gjitha materialeve të ekspozitës.









