Të dielën, duke filluar nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, do të marshohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky marsh protestues do të mbahet pas vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale.

Për të njëjtën arsye edhe në Prishtinë, do të mbahet një marsh, më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu”.

Në Kosovë po protestohet që nga dita kur është shpallur aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Protesta janë zhvilluar edhe në vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Zvicër e Gjermani.

Më 16 shtator, ish-krerët e UÇK-së u dënuan me rreth 1 shekull burgim.

Ata u dënuan me 81 vjet burgim gjithsej.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.

Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.

Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.