Shqiptarët në Gjermani kanë protestuar edhe në Berlin kundër vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Disa nga thirrjet e kësaj proteste kanë qenë: “Jo në emrin tim”, “Liria ka Emër” e “Gjaku i UÇK-së meriton nder jo padrejtësi”.

Protesta janë zhvilluar edhe në vende të tjera si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, e Zvicër.

Edhe në Kosovë po protestohet që nga dita kur është shpallur aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Specialja, më 16 shtator, ka dënuar me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim, ish-Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim, ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim, dhe ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.