Ferdonije Qerkezi, e njohur si Nëna Ferdonije, ka marrë pjesë në protestën që është mbajtur në Gjakovë të dielën kundër dënimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.
Nëna Ferdonije, gjatë luftës në Kosovë, humbi katër djemtë dhe bashkëshortin e saj.
Në protestë, ajo është ulur në një tavolinë e vetme, ndërsa janë vendosur edhe pjatat e mbushura me ushqim për familjarët e saj që i ka humbur, duke krijuar një moment tejet emocional.

Që nga 16 shtatori, dita kur u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, qytetarët për çdo natë janë duke protestuar në Prishtinë.
Por, jo vetëm në Prishtinë.
Protesta kundër vendimit të Speciales janë organizuar gjithandej botës, nëpër vendet evropiane, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi.
Të dielën u protestua edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Protestë gjithëpopullore është thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, më 1 tetor, nga ora 16:00.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me rreth një shekull burgim ish-krerët e UÇK-së.
Thaçi u dënua me 25 vjet, Krasniqi po ashtu me 25, Veseli me 18 dhe Selimi me 13.









