Ish-Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka konsideruar vendimin për ish-krerët e UÇK-së të padrejtë dhe të papranueshëm.
Haradinaj ka thënë se UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare, duke theksuar se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë.
“Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë. Kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-në”.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë Kosovën.
“Qytetarë të Kosovës, shqiptarë kudo që jeni, bashkëluftëtarë Kosovën ta ruajmë. Për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të kombit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër. S’kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse e dëmtojmë pronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën në çfarëdo mënyre, iu ndihmojmë armiqve. Do t’i mundim armiqtë në shkallë të dytë të bashkuar si gjithmonë”, ka thënë Haradinaj.









