Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë mundësinë që Kina të shërbejë si garantuese e sigurisë në rast të një marrëveshje paqeje me Rusinë për përfundimin e luftës.
Këto qëndrime të presidentit ukrainas vijnë pas diskutimeve që ky i fundit i pati me SHBA-në e liderët evropianë për mënyrën se si të ndërtohet një forcë paqeruajtëse në Ukrainë.
“Pse nuk është Kina pjesë e garantuesve? Së pari, Kina nuk na ndihmoi neve të ndalim këtë luftë që nga fillimi”, u tha Zelensky gazetarëve, bazuar në një raportim nga The Kyiv Post.
“Së dyti, Kina ka ndihmuar Rusinë duke e hapur tregun e dronëve”, tha Zelensky.