Siç ka raportuar media shtetërore sllovene, Martin Berishaj është paguar 0.5 për qind të vlerës të sëcilës kontartë për furnizim me energji elektrike nga Serbia për në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi.
Marrë parasysh që bëhet fjalë për kontrata qindra milionëshe, Berishajt i ka rënë të marrë miliona euro po ashtu.
Kështu ka deklaruar kryetari i bordit të GEN-I Slloveni, Maks Helbl.
Dhe sic e dini, që nga viti 2016, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasur afërsi me Berishajn dhe rrjetin e tij.
GEN-I sponsorizonte aktivitete dhe ngjarje ku ligjëronte edhe Albin Kurti, ndërsa në fotografitë e kohës Kurti dhe Berishaj shfaqeshin krah për krah, me Genin poshtë tavolinës, e kompani tjera të lidhura me Vuk Hamoviçin.
Pra s’do duhej të ketë qenë e rastësishme që edhe në atë periudhë Vetëvendosja kundërshtonte projektet energjetike me thëngjill dhe refuzonte alternativat që mbështeteshin nga partnerët amerikanë.
Sot, pas vitesh krizash energjetike, pas 1 miliardi tregtim me rrymë për 6 vjet, tash refuzojnë edhe gazin amerikan, duk thënë se tash po e duan thëngjillin.
Jo këta nuk e duan thëngjillin, sepse nuk e kanë dashur Termocentralin Kosova C , këta nuk e duan as gazin amerikan, sepse nuk duan pavarësi energjetike, sepse këta duhet të paguajnë edhe 1 miliard tjetër për blerje të rrymës, sepse e duan 0.5 % e kontratave për Martin Berishajn dhe mafinë energjetike, me të cilën ju del lidhja në çdo kompani milionëshe që shfaqet në treg.








