JO DONIKA Selimi s’ia harron shpifjet Gërvallës

Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit, ka reaguar për herë të parë pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk mori pjesë në votimin e Donika Gervalles për kryetare të Kuvendit.

JO DONIKA Selimi s’ia harron shpifjet Gërvallës

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi, ka sqaruar arsyet e mospjesëmarrjes së sotme të saj në votimin e Donika Gërvallës për kryeparlamentare. Në një postim në Facebook, ajo ka bashkëngjitur dy postimet e Gërvallës për bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në të cilat kryediplomatja aktuale e quante atë “figurë të botës së krimit” dhe “person të dyshuar nga Haga”.

Të njëjtat, siç potencoi Mehmeti – Selimi, janë arsyet pse ajo nuk votoi si kolegët e saj nga Vetëvendosje, gjersa mohoi të ketë motive tjera partiake.

“Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje”, shkroi mes tjerash Mehmeti Selimi.

Donika Gërvalla u votua e dyta, pas Albulena Haxhiut sot për kryetare të Kuvendit. Megjithatë, të dyjat dështuan në numra duke marrë nga 57 vota pro.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin