Jinping, Putin Liderët e Kinës dhe Rusisë fillojnë takimet bilaterale

Putin i ka përshëndetur marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë në një “nivel të paprecedent”

Jinping, Putin Liderët e Kinës dhe Rusisë fillojnë takimet bilaterale

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping

Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë filluar bisedimet e tyre bilaterale në Beijing, në vigjilje të një parade masive ushtarake në kryeqytetin e Kinës.

“I dashur shok, unë dhe i gjithë delegacioni i Rusisë janë të lumtur të takohemi edhe një herë me shokët dhe kolegët tonë kinezë”, i tha Putin presidentit kinez, në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Kremlinit në Telegram.

“Komunikimi ynë i ngushtë reflekton natyrën strategjike të marrëdhënieve Rusi-Kinë, që janë në një nivel të paprecedent”, shtoi Putin.

“Ne kemi qenë gjithmonë bashkë dhe qëndrojmë bashkë edhe tani.”

Xi i tha Putinit që “Marrëdhëniet Kinë-Rusi i kanë qëndruar testit të ndryshimeve ndërkombëtare” – duke shtuar që Beijingu është i gatshëm të punojë me Moskën për të “promovuar ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të arsyeshëm të qeverisjes globale”.

Xi pritet të mbajë paradën më të madhe të Kinës ndonjëherë, në shënim të përvjetori të 80-të të dorëzimit të Japonisë ndaj Kinës në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në maj, Xi ngjashëm vizitoi Moskën për festën e Rusisë në shënim të mposhtjes së nazistëve.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin