Jetë Shpifëse Gjykata e Gazetarëve konstaton se Jeta Xharra e mediumi i saj kanë shpifur dhe kanë shkelur dy kapituj në Kodin e Mediave gjatë raportimit

Gjykata e Gazetarëve konstaton se Jeta Xharra e mediumi i saj kanë shpifur dhe kanë shkelur dy kapituj në Kodin e Mediave gjatë raportimit.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mediave të Shkruara, institucionit ndoshta më kredibil në Ballkan për gazetari, që ka funksion pak a shumë si Gjykatë e Gazetarëve, është vendosur që Jeta Xharra dhe mediumi Kallxo.com kanë shpifur kur kanë raportuar në shkrimin “Reagim ndaj fushatës shpifëse për kontratën e vitit 2017 mes BIRN-it dhe RTK-së”.

Siç ka vendosur Këshilli, shkrimi shpifës i Kallxo ka “shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës”.

Shkelja e kapitullit 2 është shkelja më e rëndë që mund ta bëjë një medium, sepse konfirmohet që nuk është raportuar e vërteta. Pra, është shpifur. Dhe qysh në pikën e parë të këtij kapitulli thuhet qartësisht se: “Gjatë punës së tyre gazetarët dhe redaktorët duhet ta respektojnë të vërtetën faktike dhe të drejtën e publikut që ta dijë të vërtetën”.

Kallxo.com i Jeta Xharrës nuk i ka qëndruar kësaj pike themelore në të bërit gazetari.

Prandaj, në mënyrë unanime, të gjithë gazetarët kanë vendosur se artikulli “Reagim ndaj fushatës shpifëse për kontratën e vitit 2017 mes BIRN-it dhe RTK-së” është një artikull shpifës dhe i shkruar me të pavërteta.

Situata bëhet akoma më e rëndë kur dihet se ky artikull u shkrua kundrejt një gazetari, kundrejt një kolegu, pra kundër Arsim Halilit, drejtor i Radio Kosovës.

Në njoftimin e KMSHK-së thuhet: “KMSHK ka miratuar ankesën e Arsim Halilit kundër Kallxo.com për shkrimin me titull ‘Reagim ndaj fushatës shpifëse për kontratën e vitit 2017 mes BIRN-it dhe RTK-së’, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur”.

Pra, përveç se KMSHK tregon se Kallxo.com ka shpifur, aty konfirmohet edhe se është bërë një tjetër shkelje flagrante gjatë raportimit. I është mohuar e drejta për t’u përgjigjur personit që në artikull quhet me termat më të ulëta.

Konfirmimi i shpifjes edhe nga KMSHK është veçse ri-dëshmim i asaj që e them unë vazhdimisht për këtë biznesmene me emrin Jeta Xharra, që për një kohë të gjatë është prezantuar si gazetare.

Ajo, si një diktatore e egër, tash e më shumë se një dekadë mban pozitën e drejtores në një organizatë që, kur i konvenon të aplikojë për fonde, thotë se është OJQ, e kur i duhet të marrë reklama nga bizneset, shndërrohet në sh.p.k. Pra në Biznes. Epoka e këtyre njerëzve po merr fund. Shumë shpejt do të fillojë edhe iniciativa që do ta largojë atë edhe nga pozita e drejtores në BIRN Kosova, sepse BIRN nuk është shtëpia e saj private.

Prandaj, s’mund të qëndrosh dy dekada drejtoreshë në një institucion i cili supozohet të jetë OJQ.

Një shpifëse e konfirmuar si Jeta Xharra nuk mund të vazhdojë ta mbajë atë pozitë, siç ka bërë tash e sa vjet, duke e përdorur për sulme ndaj kundërshtarëve e përfitime personale.

Dhe fatkeqësia e madhe, a e dini ku është?

Në BIRN e në Kallxo ka plot gazetarë të mirë e profesionistë, të cilëve u duhet të vendosen nën shërbim të agjendave personale të Xharrës, e cila ka futur gjithë mekanizmat që i ka në dispozicion në luftën e saj për të pastruar imazhin.

Por, nuk bëhet dot më. Të gjithë e kanë kuptuar e KMSHK e ka konfirmuar: Jeta Xharra shpif, nuk e raporton të vërtetën dhe për më tepër ua mohon njerëzve për të cilët shkruan të përgjigjen.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin