Gjermania do t’i japë policisë autoritetin për të rrëzuar dronë të dyshimtë që kanë ndërprerë punën e aeroporteve nëpër Evropë e për të cilët liderë evropianë thonë se është luftë hibride e iniciuar nga Rusia.;

Ligji i ri, i aprovuar nga kabineti gjerman që tashmë po pret aprovim nga parlamenti, në mënyrë të qartë autorizon policinë të rrëzojë dronë që e shkelin hapësirën ajrore të Gjermanisë, përfshirë edhe rrëzimin e tyre në raste të kërcënimit apo dëmit serioz.

Teknika të tjera në dorën e policisë janë laserët e interferimi i sinjalit për ta marrë nën kontrollë.

Ligji i ri vie pas një duzinë fluturimesh u shtynë apo anuluan të premten e kaluar në aeroportin e Mynihut, duke lënë kështu mbi 10 mijë pasagjerë të habitur pas prezencës së dronëve.