Liburn Aliu është larguar nga posti i drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, pasi ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.
Sipas portalit shqiptar “Lapsi.al”, në vend të tij është komanduar Andrea Shllaku, i cili më parë ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtorit të këtij institucioni.
Shllaku ka qenë gjithashtu zëvendësministër i Mbrojtjes në Shqipëri, ndërsa “Lapsi.al” e përshkruan atë si person të afërt me Pirro Vengun.
Aliu, ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, kishte shërbyer në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti përpara se të merrte drejtimin e Autoritetit Portual të Durrësit.
“Aliu ishte emëruar në këtë pozitë më 28 tetor 2025, ndërsa më 9 nëntor 2026 dha dorëheqje nga drejtimi i këtij institucioni.”









