Në vitin 2020, Albulena Haxhiu, si ministre e Drejtësisë kishte premtuar zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

Pesë vite pas, tashmë si nënkryetare e Kuvendit nuk u përgjigj në pyetjen e VOX-it për këtë shkelje të zotimit.

“Shumë i vonshëm je, më fal”, tha Haxhiu ku u pyet për këtë rast.

Vetëvendosja deklaronte se Dehari ishte vrarë në burg, ndonëse raportet vendore e ndërkombëtare patën konfirmuar se në momentin kritik i ndjeri ishte vetëm në dhomën e burgut.